Ditën e sotme në Trieste po mbahet samiti i katërt për Ballkanin Perëndimor, që mbledh liderët e rajonit, si dhe drejtues të lartë të unionit, ku merr pjesë edhe Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Rama.
Ky samit është pjesë e procesit te Berlinit iniciuar në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ka si synim përgatitjen ekonomike të vendeve të rajonit përpara integrimit në familjen europiane.
Samiti i Triestes që pritet të zhvillojë punimet pasdite është paraprirë nga forumi i biznesit ku ka folur komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn.
Duke u ndalur tek integrimi i vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian, Hahn tha se po vijojnë bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit, sipas tij, janë ende shumë larg.
Kjo zbeh shpresat e Shqipërisë për një anëtarësim të afërt të vendit tonë në BE, edhe pse është përmendur më parë se do të ccelet procesi i negociatave të anëtarësimit.
(E.K/SHUPLAKA)