Pas letrës së dërguar nga Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në zyrat e Komuniteti Europian, ka reaguar eurokomisoneri Hahn. Komisioneri i është përgjigjur Aleancës, duke duke premtuar se po e ndjek me inters këtë çështje.
Në fjalën e tij eurokomisioneri ka theskuar se është kërkuar nga autoritetet dhënie e informacionit mbi këtë ligj.
“Kërkojmë informacion plotësues për këtë ligj special si dhe të bëhet vlerësim sipas rregullave europiane”, është shprehur ai.
Në fjalën e tij Hahn ka kërkuar që ligji të bëhet në përputhje me MSA-në, (Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit).
Letra e plotë:
“Të nderuar anëtarë, faleminderit për letrën tuaj të datave 12 dhe 15 qershor që i keni adresuar komsionerit Johan Hahn në lidhje me ligjin special që lidhet me zhvillimin e projektit për ndërtimin e një ndërtese të re të Teatrit Kombetar të Shqipërise.
Komisioneri më ka kërkrua mua që të përgjigjem në emër të tij.
Fatkeqësisht për shkak të një axhende shumë të ngjeshur, komisnioneri nuk ishte në pozitën për të takuar përfaqësuesit tuaj gjatë vizitës në Tiranë gjatë këtij muaji.
Gjithesesi ne kemi analizuar me interes të madh argumentat tuaja që kanë të bëjnë me vlefshmërin e ligjit në fjalë. Komisionieri u ka kërkuar autoriteteve shqitpare që të japin informacione shtesë për ligjin special me qellim që të ballafaqojë përputhshmërin e këtij ligji me kërkesat e Marreveshjes së Stabilzimit Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, apo qoftë edhe përputhshmërinë qe ka ky ligj me rregullat e BE-se në aspektin ligjor që kanë të bëjnë me prokurimet publike.
Duke iu referuar këtyre informacioneve shtesë, Komisioni Europian do të vijojë me rishikimin e nevojshëm në bashkëpunim me autoritet.”
(E.V/Faxweb.al)