Eurokomisioneri Johannes Hahn dhe tre parlamentarët që e shoqëruan atë në këtë vizitë zyrtare i dhanë ultimatum Presidentit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, që të lejojë formimin e qeverisë së re, nga LSDM në bashkëpunim me partitë shqiptare.
“I takuam sot përfaqësuesit e partive parlamentare. Ne përsëritëm shumë qartë se të gjithë liderët e vendit, duke përfshirë edhe Presidentin, tani duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Në një demokraci, të gjithë duhet të pranojnë shumicën parlamentare”, thuhet në fillim të deklaratës së KE-së.
Veç kësaj, Ivanonit i bëhet thirrje që të rishikojë pozicionin e tij, duke e shqyrtuar atë. Me qëllim daljen e vendit nga kriza dhe futjen e tij në Bashkimin Europian.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post