Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur nga një tërmet që goditi veriun e Haitit. Sipas BBC, lëkundjet me magnitudë 5.9 ishin një prej më të fortave që godasin Karaibet, që prej tërmetit vdekjeprurës të 2010-s, që i mori jetën më shumë se 200 mijë personave.
Paraprakisht raportohet për dhjetëra ndërtesa të shkatërruara, ndërsa presidenti Jovenel Moise u ka bërë thirrje njerëzve që të ruajnë qetësinë.
Autoritetet kanë ngritur një task forcë me qëllim përballimin e një situate fatkeqësi.
(M.Q/Faxweb)