02:01 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hajdari flet gjuhën e Ramës dhe në ’emër’ të ndërkombëtarëve: Opozita po pengon hapjen e negociatave

18:17 | 28/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hajdari flet gjuhën e Ramës dhe në ’emër’ të ndërkombëtarëve: Opozita po pengon hapjen e negociatave

Për deputeten Rudina Hajdari sjelljet e opozitës janë anti-integruese për vendin, ndërkohë që nga ana tjetër, qeveria Rama sipas saj, ka dështuar këto 6 vite të rimëkëmbë ekonominë, të mbjellë shpresë dhe të forcojë institucionet dhe shtetin e së drejtës duke e lënë Shqipërinë shumë mbrapa krahasuar me vendet e rajonit.

Duke e akuzuar këtë të fundit se e ka zvarritur zbatimin e Reformës në drejtësi, Hajdari thekson se është e qartë tashmë se cili është mendimi i Ndërkombëtarëve në lidhje me korrupsionin në Shqipëri dhe situatën politike në vend.

Duke marrë përsipër të flas në emër të këtyre të fundit, deputetja argumenton se, ata ndjekin hap pas hapi ngjarjet në Shqipëri dhe e kuptojnë që cdo gjë që bëjnë politikanët tanë bëhet në ‘saj të manipulimit të opinionit publik dhe në shërbim të mbrojtjes së interesit të tyre, me qëllim zgjatjen e pushtetit me cdo kusht.

“E vërteta është se vendet e Bashkimit Evropian duan të shohin fakte dhe rezultate konkrete të Reformës në Drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit e kriminalilitetit në rangjet më të larta sepse është e vetmja mënyrë që ne mund t’i shërbejmë qytetarëve Shqiptarë, si vend aspirant për në BE”, tha Hajdari gjatë deklaratës për shtyp.

Duke i bërë thirrje kllasës politike që të distancohet nga dhuna dhe përplasja civile, Hajdari shprehet se mund të lejohet që nga lufta midis politikanëve që shohin vetëm interesat e tyre të ngushtë, të shkatërrohet Shqipëria.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë

Jemi përpara një situate të tensionuar politike.

Nga njëra anë opozita jashtëparlamentare, e cila dogji mandatet e deputetit dhe nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit, pasojat e së cilës janë regresive dhe shkatërruese ndaj popullit shqiptar, po pengon rrugën drejt zhvillimit dhe hapjes së negociatave drejt Integrimit Europian, duke zhvilluar protesta të dhunshme që dëmtuan qytetarin e thjeshtë dhe imazhin e Shqipërisë nëpër tërë botën.

Nga ana tjetër, qeveria Rama, ka dështuar këto 6 vite të rimëkëmbë ekonominë, të mbjellë shpresë dhe të forcojë institucionet dhe shtetin e së drejtës duke e lënë Shqipërinë shumë mbrapa krahasuar me vendet e rajonit.

Korrupsioni i lartë është burimi i cdo të keqe në këtë vend që nga zbrazja e Shqipërisë e deri te mosndëshkimi i atyre që janë mbi ligjin sot dhe nuk mbajnë përgjegjësi, përkundrazi mbrohen nga drejtësia e kalbur.

Mazhoranca e ka zvarritur zbatimin e reformës në Drejtësi.  Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit deri më sot ka mbetur vetëm në letër. Ky konstatim vërehet qartazi sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka procedime dhe gjykime  për zyrtarë të lartë shtetëror.

Është e qartë tashmë se cili është mendimi i Ndërkombëtarëve në lidhje me korrupsionin në Shqipëri dhe situatën politike në vend.  �

Ata ndjekin hap pas hapi ngjarjet në Shqipëri dhe e kuptojnë që cdo gjë që bëjnë politikanët tanë bëhet në ‘saj të manipulimit të opinionit publik dhe në shërbim të mbrojtjes së interesit të tyre, me qëllim zgjatjen e pushtetit me cdo kusht.

E vërteta është se vendet e Bashkimit Evropian duan të shohin fakte dhe rezultate konkrete të Reformës në Drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit e kriminalilitetit në rangjet më të larta sepse është e vetmja mënyrë që ne mund t’i shërbejmë qytetarëve Shqipëtarë, si vend aspirant për në BE.

Pa patur zgjedhje të lira dhe paqësore, ne nuk jemi asgjëkundi.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nevojë imediate per popullin shqiptar. Ne duhet të implementojmë sa më shpejt rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe të luftojmë fenomenin e shitblerjes së votës.

Duhet të shikojmë me vëmendje se nga vijnë burimet financiare të cdo partie, që tashme duket sikur janë kthyer në korporata që janë në shërbim të kryetarëve të tyre. Mungesa e demokracisë brënda tyre ka sjellë një përcarje të elektoratit dhe spektrit politik.

Kushtetuta është e shenjtë dhe nuk dhunohet. Ne duhet të mbrojmë vullnetin e atyre që luftuan për ta bërë Shqipërinë një anëtare të NATO-s dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet që ka të gjitha premisat për t’u futur në Bashkimin Evropian. Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë dhe të rëndojë mbi jetën e qytetarëve.

Ndaj bëj thirrje për distancim nga nxitja e dhunës nga të gjitha palët për hir të interesit të Shqipërisë.

Nuk mund të lejojmë që nga lufta midis politikanëve që shohin vetëm interesat e tyre të ngushtë, të shkatërrohet Shqipëria.

Distancohuni nga dhuna, e mos u bëni pjesë e lojërave të tyre politike që nuk i shërbejnë as ju dhe as vendit.

Të dashur qytetarë, ka ardhur koha që të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën përditë e më shumë, e të vazhdojmë rrugën europiane për një anëtarësim sa më të shpejtë në BE!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Rudina Hajdari
Pas

Gati për thyerje pjatash dhe të bërtitura?! Ja kur nis ‘Hell’s Kitchen’ me Renaton

Para

“Qeveria ka përgjegjësi të shumta”,  Mathew Palmer: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos, zgjedhjet mund të përsëriten

Para
“Qeveria ka përgjegjësi të shumta”,  Mathew Palmer: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos, zgjedhjet mund të përsëriten

“Qeveria ka përgjegjësi të shumta”,  Mathew Palmer: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos, zgjedhjet mund të përsëriten

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.