22:19 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hajdari kërkon largimin e Bashës: Nëse nuk qeveris shtëpinë tënde nuk mund të qeverisësh vendin

22:44 | 08/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hajdari kërkon largimin e Bashës: Nëse nuk qeveris shtëpinë tënde nuk mund të qeverisësh vendin

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka folur sot për vendimin e saj për të mos djegur mandatin e deputetes, për marrëdhëniat që ka me ndërkombëtarët si dhe nuk i ka kursyer as kritikat për kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.

Hajdari u shpreh se vendimin mbi djegien e mandatave Basha e ka marrë personalisht dhe pa u konsultuar me bazën e partisë, ndërkohë që shtoi më tej se do të kërkojë së shpejti transparencë për partitë politike që nga financimi deri tek zgjedhja e kandidatëve, ndërsa shtoi se “nëse nuk qeveris dot shtëpinë tënde nuk mund të qeverisësh vendin”.

Hajdari shkoi më tej me deklaratat e saj kur tha se “nëse nuk qeveris dot shtëpinë tënde nuk mund të qeverisësh vendin”, duke lënë kuptohet se po kërkonte largimin nga drejtimi i PD të Lulzim Bashës.

E pyetur nëse janë amerikanët pas Rudina Hajdarit, deputetja e PD-së u shpreh se sigurisht që ajo konsultohet me “miqtë e huaj”.

“Sigurisht që unë këshillohem me miq të huaj, kam punuar në Kongresin Amerikan, por nuk besoj dhe nuk mendoj se jam e privilegjuar prej tyre. Unë jam pjesë e komisionit të Jashtëm, atij të Integrimit, dhe interesohem nga afër për procesin e integrimit të Shqipërisë. Ne duhet të shohim një lloj mekanizmi që t’i provojmë liderët tanë në opinionin publik”, tha Hajdari në emisionin “Open”.

Deputetja u ndal edhe tek zërat nëse po përgatitet për një parti të re, duke theksuar se nuk është momenti për këtë gjë.

“Nuk besoj se është momenti për këtë gjë. Unë besoj se është koha e duhur për të bërë disa reforma të rëndësishme, si ajo e Kodit Zgjedhor, që do të sjellë shumë ndryshime, e ndoshta edhe ndryshim të sistemit politik. Ajo që dua unë të shoh është të kemi një tryezë që përfshin të gjithë faktorët politik, që të flasë për një reformë të thellë qoftë për partitë politike, ashtu dhe për Kodin Zgjedhor”, tha Hajdari.

Pas

Këshilltarët e Këlcyrës braktisin banorët, bojkotojnë mbledhjen ku do firmosnin pro tyre

Para

Luan Rama kërkon zbutje tonesh: Pakt kombëtar për integrimin e vendit!

Para
“Nga LSI tek PS për të mbrojtur interesin e atdheut”, Rama: Bëhuni seriozë!

Luan Rama kërkon zbutje tonesh: Pakt kombëtar për integrimin e vendit!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.