01:41 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hajdari plas ‘bombën’ në Kuvend: Unë kam qenë viktimë e dhunës, zonja ministre, duhej të merrje masa

10:48 | 02/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hajdari plas ‘bombën’ në Kuvend: Unë kam qenë viktimë e dhunës, zonja ministre, duhej të merrje masa

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë thirrje të forta nga foltorja e Parlamentit ditën e sotme ndaj klasës politike teksa fillimisht ka sjellë në vëmendje sfidën e naftëtarëve të Ballshit për të përballuar jetesën, ndërsa ende protestojnë se nuk iu kanë kaluar pagat e disa muajve me radhë.

Hajdari tregoi historitë e dy punëtorëve të rafinerisë, teksa kishte një thirrje ndaj kryeministrit Rama, duke mos kursyer akuzat se salla e parlamentit është e mbushur me miliarderë.

“Më lejoni të prek sot dy probleme. Isha në Ballsh javën e kaluar për të folur me naftëtarët për pagat e tyre. Historia e tyre është e dhimbshme, kur ne shpesh i dëgjojmë historitë e tyre, shikojmë vetëm ca shifra. Qeveria sot nuk  i ka qejf njerëzit e varfër. Naftëtari Gramozi më thoshte që shkonte çdo ditë dhe helmohej për të përpunuar naftën dhe këtë e bënte për fëmijët e tij. Naftëtarëve nuk iu është siguruar paga.

Një histori tjetër ishte rrëfimi i një naftëtari që tha nuk kam lekë t’ja çoj fëmijës që kam në Tiranë, kam marrë borxh më tha. Çfarë bën sot qeveria arrogante përballë këtyre njerëzve? Këto histori janë histori të vëllezërve tanë, ndaj tyre ju keni vetëm një qasje grabitqare, ju jeni bërë miliarderëve. Kjo sallë është salla miliarderëve, si ka mundësi që ata njerëz jetojnë mbi naftë dhe nuk kanë para as për ilaçe. Ne jemi një vend me pasuri natyrore, po ndodh kjo që disa njerëz janë bërë miliardera dhe po grabisin shqiptarët. Pse naftëtarët janë akoma në grevë urie? Rama nuk e mbajti premtimin e tij. Kemi një klasë politike që nuk i duron dot njerëzit e thjeshtë, madje sot i kanë brezdi. Ju mos e harroni asnjëherë se për të gjitha këto mëkate të gjitha do të paguhen”, tha Hajdari.

Teksa solli në vëmendje ngjarjet e fundit të dhunës dhe krimit ndaj grave ku dy prej tyre u vranë njëra nga bashkëshorti dhe tjetra nga ish-bashkëshorti, Hajdari ka rrëfyer se edhe ajo ka qenë kur ishte më e re viktimë e dhunës.

Në këtë kontekst ajo bëri thirrje për ta zhdukur këtë fenomen, çështje të cilën ua addresoi ministrave përkatës, dhe shtoi se fëmijët nuk duhet të rriten me atë që kaluan prindërit e tyre.

“Isha pikërisht në këtë parlament dy vite më parë, ku thashë për një gjyqtare që ishte vrarë, çfarë bëri parlamenti, asgjë. Në 2 muaj janë vrarë 7 gra. Vajzat dhe gratë dhunohen çdo ditë, më vjen keq që pas dy vjet e gjysmë, vriten gra në rrugët e Tiranës. Çfarë po bëni ju sot? A e kuptoni ju sot, që çdo grua që ju keni në krah mund të jetë dhunuar një ditë. Duhet të luftojmë për këtë fenomen.

Zonja ministre duhet të kishte marrë masa për këtë gjendje. Ministri i rendit duhet të kishte marrë masa për këto fenomene. Deklaroj edhe unë para jush se kur kam qenë më e re edhe unë kam qenë viktimë e dhunës. Unë kam qenë viktimë e dhunës, fëmija ime nuk ka pse të jetë viktima e dhunës. Mund të ketë qenë edhe nëna ime viktimë e dhunës”, u shpreh Hajdari.

Pas

Kontroll çdo makine në drejtim të Tiranës, çfarë po ndodh momentalisht në Bulevard (Foto-Video)

Para

KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë: Progres domethënës

Para
KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë: Progres domethënës

KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë: Progres domethënës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.