20:33 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hajdari takon zyrtarin e lartë amerikan: DASH ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë në vend

16:14 | 06/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hajdari takon zyrtarin e lartë amerikan: DASH ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë në vend

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është takuar me Jonathan Moore, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare.

Sipas Hajdarit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht, duke shtuar se “SHBA-të përfaqësojnë ëdo qytetar shqiptarë të cila na janë gjendur pranë në sfida jetike të përmasave historike”.

Hajdari shkruan më tej në rrjetet sociale se, “aktorët politik kanë përgjegjësinë që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në te cilën gjendet sot Shqipëria”.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim me Z. Jonathan Moore, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht.

Shqipëria është prej më shumë se dy dekadash anëtare e Këshillit të Evropës, prej 10 vitesh anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe aspiron që së shpejti të jetë anëtare Bashkimit Evropian. Të gjithë ingredintët diktojnë domosdoshmërinë për rivendosjen e rendit Kushtetues dhe Shtetit të së Drejtës.

Qytetarët Shqiptarë meritojnë dhe duhet të gëzojnë paqe sociale, rend dhe siguri, sundim të ligjit, politika afat-gjata zhvilluese, progres ekonomiko-social, integritet institucional, përgjegjshmëri dhe mirëqeverisje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë për çdo qytetar Shqiptar aleatët e bekuar të Shqipërisë që na janë gjendur pranë në sfida jetike të përmasave historike si engjull mbrojtës duke na udhëzuar në zgjidhje të dobishme dhe largëpamëse që nxjerrin faqebardhë Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Aktorët politik kanë përgjegjësinë që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në te cilën gjendet sot Shqipëria, me objektiv për të siguruar një zgjidhje që garanton në radhë të parë interesin e qytetarëve dhe të kombit për forcimin demokracisë dhe aspiratës Evropiane. ????

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Jonathan MooreRudina HajdariZYRTARI I LARTE AMERIKAN
Pas

Zgjedhjet lokale/ Ditmir Bushati prezanton një tjetër kandidat për kryetar bashkie

Para

Denoncimi/ Aksidenti në qendër të Shkodrës, kush është djali i biznesmenit të arrestuar një muaj më parë

Para
Denoncimi/ Aksidenti në qendër të Shkodrës, kush është djali i biznesmenit të arrestuar një muaj më parë

Denoncimi/ Aksidenti në qendër të Shkodrës, kush është djali i biznesmenit të arrestuar një muaj më parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Kryeministri i Japonisë, do të japë dorëheqjen pas humbjes së madhe në zgjedhje dhe marrëveshjes tregtare me Trumpin

Tragjedi në Otranto/ Burri vdes brenda në makinë në sytë e vajzës 3-vjeçare, teksa priste gruan të dilte nga puna

BE kërcënon SHBA-në me tarifa ndëshkuese prej 100 miliardë euroshe

Autostrada italiane në zjarr pas përplasjes së aeroplanit të vogël, të paktën dy të vdekur

Sheinbaum: Rreth 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

Intervista në Al Jazeera/ Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

Në Gaza po vret edhe uria masive, 10 të vdekur në një ditë

“Bllokohet” Granit Xhaka, e ardhmja e mesfushorit shqiptar merr tjetër drejtim

Pritej si përforcimi i madh i Dinamos, Klaus Gjasula nis fazën përgatitore për sezonin e ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.