Protesta e opozitës hyri sot në ditën e saj të gjashtë. Ndërkohë që në Parlamentin e Shqipërisë zhvillohej séanca e parashikuar, një seancë tjetër paralele zhvillonin deputetët demokratë.
Në çadrën e ndërtuar nga opozita së bashku me qytetarët të gjithë deputetët e Partisë Demokratike kanë dëgjuar dhe bashkëndarë shqetësimet e tyre.
Ditë historike e ka quajtur këtë të sotmen deputetja Mimoza Hajdarmataj, duke theksuar se pa mbëshetjen e popullit nuk mund të ketë parlament.
‘’Ditë historike për parlamentarizmin pluralist në këto 26 vite. Sot pati një seancë të vërtetë plenare, me shqiptarët, për shqiptarët! Sepse kauza e protestës lidhet piksëpari me cështjen kombëtare, zgjedhjet me votë të lirë. Nuk ka popull të lirë me zgjedhje të kapura.
Nuk ka parlament të lirë pa deputetë të zgjedhur lirisht. Nuk ka Shqipëri evropiane nëse sovranin e përfaqësojnë të kapurit dhe të blerët nga droga e krimi. #ngrihemi_bashkë #zgjedhjetëlira’’, ka shkruar Hajdarmataj. (E.K/SHUPLAKA)