Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha debatonte me Blendi Fevziun lidhur me listat e Partisë Demokratike, deputetja Hajdarmataj i ka dalë në mbrojtje, pavarësisht faktit se edhe ajo vetë nuk bën pjesë në listat e kandidatëve.
“Bravo #LulzimBasha.
Në një televizion publik flitet me publikun dhe për interesin publik edhe pse gazetari tenton të merret me thashetheme”, shkruan Hajdarmataj në Facebook-un e saj.
Basha ka debatuar me Fevziun sot me listat e kandidatëve për deputetë, pasi ky i fundit nuk u shpreh kundër largimeve të disa figurave të rëndësishme të kësaj lëvizjeje politike. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post