Prokurori Besim Hajdarmataj nuk e ka harruar lehtë shkarkimin rrufe nga kryeprokurorja Arta Marku.
Kjo u pa dhe në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku iu komunikua masa ish-ministrit Saimir Tahiri.
Hajdarmataj në fjalën e tij në gjykatë përmendi katapultimin e shpejtë në policinë e Shtetit, të njërit prej oficerëve tashmë të arratisur, Sokol Bode.
Hajdarmataj tha se ai vetë u shkarkua ndërsa Bode arriti të emërohej në një post kyç.
“Unë u shkarkova, nuk munda të qëndroj tre vite në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”,– ka ironizuar Hajdarmataj, dhe ka vijuar thumbimin me ish-ministrin me provën e re, atë të emërimit të Bodes, në një post kyç.
(F.G/Faxweb.al)