Këngëtarja e njohur Genta Ismaili po kalon ditët më të bukura të jetës krah të dashurit turk, biznesmenin Hysen. Ajo publikon shpesh foto pranë tij, madje e ka prezantuar dhe me familjen.
Për të nisur sa më mbarë këtë vit të ri, çifti kanë udhëtuar për në Çikago.
Genta ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto pranë partnerit, të cilat i ka shoqëruar me dedikime dashurie. Ato kanë shëtitur me helikopter duke parë pamjet e bukura të Çikagos.
Në një foto të publikuar me Hysenin, kënëgtarja ka shkruar: “Çdo histori dashurie është e bukur, por kjo e jona është e preferuara ime”. Kjo tregon që Genta ndihet më e lumtura në botë me të dashurin dhe se ka gjetur te ai lumturinë dhe shpirtin binjak.