Para katër vjetësh, Ermira Sekiraqa kishte shkuar në Siri së bashku me burrin e saj i cili u vra duke luftuar krah organizatës terroriste Shteti Islamik. Ajo ka mbetur e ngujuar në Ain Issa të Sirisë me dy fëmijët që i lindi atje.
Ermira po kërkon ndihmë për t’u kthyer në Kosovë. Ndërkohë që vëllai I saj Arton Sekiraqa citon nipin duke kërkuar ndihmë: “Hajde këtu merre Ismailin. Të dua dajë!”, Ky është mesazhi që i ka dërguar nipi i vogël dajës së tij Arton Sekiraqa që jeton në Kosovë.
Në një video të Radio Evropa e Lire Artoni thotë se ka tre katër ditë që nuk ka folur me të motren.
“Atë kamp ku janë duan tia dorëzojnë ushtrisë së Assadit, pasi kanë një lloj marrëveshje. Ishalla nuk bien në dorë të tyre sepse ata po mbysin njerëzit e vet.”, thotë ai.
Që nga nisja e konfliktit në Siri shumë shqiptarë nga Kosova por edhe Shqipëria vajtën në Siri për të luftuar, madje disa prej tyre edhe me familjet e tyre.
(B.H/Faxweb)