Fitorja në frymën e fundit të Levante kundër Malaga është shoqëruar me gallata edhe në rrjetet sociale. Tek skuadra spanjolle janë dy shqiptarët si Armando Sadiku dhe Enis Bardhi, të cilët i janë gëzuar fitores së skuadrës së tyre.
Të dy këta futbollistë u bënë shokë skuadre në merkaton e janarit, të cilët kanë një miqësi të fortë. Pak minuta më parë, Sadiku ka publikuar një video gazmore në “InstaStory”, duke imituar një personazh komik që ka pushtuar kohët e fundit rrjetet sociale.
“Hajde mor pimë kafe. Jam nona, merru me mu t’i”, shprehet Bardhi, i cili ia plas të qeshurës.
(B.H/Faxweb)