Kreu i opozitës Lulzim Basha ditën e sotme ka pasur disa takime me qytetarët në zonën e Kombinatit në kryqytet. Duhet thënë se kjo është një nga zonat më të luftuara përsa i përket partive politike, pasi në këtë zonë kandidon dhe kreu i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri.
Gjatë vizitës së tij Basha ka preferuar të ndalet dhe në bizneset e vogla në zonë, ku ka ftuar qytetarët që të paraqesin problematikat e tyre.
Mes tyre ka qenë dhe një fëmijë i vogël që po luante me një makinë dhe Basha nuk i ka kursyer batutat për të.
‘’O kush e paska timonin, je shofer i mirë apo jo’’, i është drejtuar Basha fëmijës.
Në një prej ambienteve të tjera një simpatizant iu drejtua Bashës duke i thënë “hajde o komandant Luli hajde” dhe përgjigjja e liderit të opozitës ishte “erdha, erdha për fitore”.
Ndërkohë që takimet e Bashës me banorët janë zhvendosur dhe në ambjente lokalesh, ku të rinjtë nuk kanë munguar që t’i kërkojnë “selfie” kreut të demokratëve.
(E.K/SHUPLAKA)