Gazetari dhe moderatori, Hermes Nikaj, i njohur ndryshe me nofkën “Zogu i Tiranës”, prej disa javësh ndodhet në qeli.
28-vjeçari Nikaj akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.
Ai u arrestua në flagrancë nga policia në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës, ku ndodhej me një biznesmen dhe një vajzë, e cila dyshohet se ishte prostitutë, pas hetimeve disa mujore.
Nikaj pretendoi për pafajësi, por përgjimet e prokurorisë e fundosën moderatorin e njohur, ku nga bisedat e zbardhura rezultoi se i kishte konsumuar veprat penale për të cilat akuzohet, gjë e cila bëri që gjykata të vendoste masën e sigurisë “arrest me burg” për të.
JOQ Albania ka siguruar një video të “Zogut”, i cili shihet teksa dëfrehet në një klub nate, nën shoqërinë e një vajze, para se të përfundonte në burg.
Në video, Hermesi këndon dhe kërcen nën ritmet e këngës “Tavolina”.
Madje ai ndryshon dhe tekstin e këngës në një moment, teksa dëgjohet të thotë:
“Hajde të q…. tek tavolina.”