Ditën e sotme Kuvendi miratoi pa votat e opozitës pr/ligjin për projektin e aeroportit të Vlorës por jo kandidaturat për KLGJ dhe KLP.
Situata ishte shumë e tensionuar gjatë gjithë kohës.
Teksa të gjithë dalin nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës edhe jashtë tij vijojnë thirrjet: Hajdut, kriminel!
Ajo që vihet re është se Kryeministri Edi Rama ndalon të takojë për disa minuta deputetin e PSD, Tom Doshin.
Më parë Tom Doshi është shprehur se Kryeministri Rama e ka uruar për fitoren e mandatitt ë rradhës në Shkodër.
Doshi mbahet mend si deputetyi i përjashtuar nga rradhëtr e socialistëve.
Gjithçka erdhi vetëm pak kohë pasi Doshi akuzoi publikisht Presidentin aktual, asokohe kreu I LSI-së Ilir Metën se kishte paguar për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.
Pas përshëndetjes së sotme duket sikur gjithçka po i kthehet miqësisë së vjetër.
(F.M/Faxweb)
http://www.panorama.com.al/takimi-me-ramen-pas-seances-tom-doshi-ja-cfare-bisedova-me-kryeministrin/