00:59 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hajdutët vjedhin dy herë të njëjtën banesë në Tiranë, 1 mln lekë dhe bizhuteri floriri, në pranga 2 persona

09:54 | 22/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hajdutët vjedhin dy herë të njëjtën banesë në Tiranë, 1 mln lekë dhe bizhuteri floriri, në pranga 2 persona

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës mbrëmjen e djeshme pasi kanë vjedhur dy herë të njëjtën banesë.

Si rezultat i operacionit “Two times”, në pranga përfunduan: L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, të cilët akuzohen se kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një qytetari, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Two times”.

Vodhën dy herë në të njëjtën banesë, gjatë javës së fundit, 1 000 000 lekë të rinj dhe bizhuteri floriri, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen disa nga bizhuteritë e vjedhura dhe një palë doreza të përdorura nga autorët gjatë dy vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Two times”. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Të mërkurën Komiteti për Punët e Jashtme në PE diskuton lidhur me projekt-rezolutën për Shqipërinë! Kritika për pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale

Para

Përmbytjet në Itali, Meloni zbret në terren: Kemi gati 100 milionë eurot e para për rajonin e Emilia Romagna

Para
Përmbytjet në Itali, Meloni zbret në terren: Kemi gati 100 milionë eurot e para për rajonin e Emilia Romagna

Përmbytjet në Itali, Meloni zbret në terren: Kemi gati 100 milionë eurot e para për rajonin e Emilia Romagna

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.