Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook prezantimin për Rilindjen e fshatit: “Uji në parcelë, infrastruktura rurale dhe fuqizimi i mëtejshëm i bashkëpunimit qeveri , bashki”, por dhjetëra komentues i janë lëshuar me akuza nga më të ndryshmet. Kryesisht të rinjtë janë ata që i kanë dalë kundër kryeminsitrit në lidhje me qeversijen e tij. Kryeministri si gjithherë ka gjetur kohë dhe u është përgjigjur,normalisht edhe pak hapur.
Biseda:
Komentuesja: Madhësia e xhepave sepse na jan mbush dhe tash kemi nevoj për xhepa më të mëdha… hajnat e dreqit.
Rama: Nje vajze nuk flet me kete gjuhe them une, po ndoshta je djale pa edukate dhe profilin e ke si vajze se s’ka mundesi kjo gjuhe vulgare keshtu!
Komentuesja: Sa keq më vjen, po jam vajz dhe nëse nuk të pëlqeu realiteti që thash unë mos u bëni hajna se na shkatrrut gjith shqiptaret kudo që janë… Lerini fjalët dhe premtimet, kapuni për veprash. nuk do të thotë që të gjith janë gënjeshtar/re skam nevojë të hap profil të rrem… Mjafton ju të jeni realist dhe ne vepra… Kaloni mirë dhe hidh një sy rreth e rrotull në tokat shqiptare. (J.V/Shuplaka)