06:02 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Hakerat kinezë vjedhin miliona dollarë nga fondet e SHBA gjatë pandemisë

21:52 | 06/12/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hakerat kinezë vjedhin miliona dollarë nga fondet e SHBA gjatë pandemisë

Hakerët kinezë kanë vjedhur që nga viti 2020 dhjetëra miliona dollarë nga fondet për asistencën gjatë pandemisë në Shtetet e Bashkuara, konfirmoi të hënën Shërbimi Sekret amerikan.

Shërbimi Sekret nuk dha detaje të mëtejshme, por konfirmoi një njoftim të bërë nga kanali “NBC News”, ku thuhej se ekipi i hakerëve kinezë që mendohet se është përgjegjës për vjedhjen, njihet në radhët e komunitetit të sigurisë kibernetike me emrin APT41, ose “Winnti”.

APT41 është një grupim aktiv kriminal që ka marrë pjesë në ndërhyrje kibernetike të mbështetura nga qeveria, si dhe në ndërhyrje të motivuara financiarisht, thonë ekspertët.

Ndaj disa anëtarëve të këtij grupi u ngritën akuza në vitin 2019 dhe 2020 nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për aktivitet spiunazhi në mbi 100 kompani, ndër to kompani që prodhojnë programe kompjuterike, kompani telekomunikacioni, firma të mediave sociale, si dhe prodhues të lojërave elektronike.

“Fatkeqësisht, Partia Komuniste Kineze ka zgjedhur ta bëjë Kinën një strehë të sigurtë për kriminelët kibernetikë për sa kohë që sulmojnë kompjutera që gjenden jashtë Kinës dhe vjedhin pronësinë intelektuale që ndihmon Kinën”, tha në atë kohë ish-Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Jeffrey Rosen.

Ambasada kineze në Uashington u shpreh në një deklaratë se Kina gjithnjë ka “kundërshtuar me vendosmëri dhe ka goditur të gjitha format e vjedhjeve dhe piraterisë kibernetike”./VOA

Pas

“Ai inskenim i sotëm ishte për të destabilizuar”,Mimoza Hajdarmataj: Të gjithë demokratët u bashkuan në mënyrë paqësore, por…

Para

“Errësirë në Serbi, nuk ka media të lira”, dy televizione ndërpresin transmetimin në shenjë revolte ndaj pushtetit të Vuçiç

Para
“Errësirë në Serbi, nuk ka media të lira”, dy televizione ndërpresin transmetimin në shenjë revolte ndaj pushtetit të Vuçiç

"Errësirë në Serbi, nuk ka media të lira", dy televizione ndërpresin transmetimin në shenjë revolte ndaj pushtetit të Vuçiç

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.