Disa faqe online të qeverisë ukrainase u sulmuan të premten, në një sulm kibernetik që synonte gjithashtu të godiste edhe ambasadat. Ministria e Jashtme dhe ajo e Arsimit ishin mes të sulmuarve, së bashku me ambasadat në Mbretërinë e Bashkaur, SHBA dhe Suedi. Përpara se faqet të zhdukeshin, u shfaq një mesazh që paralajmëronte ukrainasit të “përgatiteshin për më të keqen”.
Në fillim të sulmit të së premtes, një mesazh në faqet e internetit të hakuara u postua në tre gjuhë, atë ukrainase, rusisht dhe polonisht.
“Ukrainas! Të gjitha të dhënat tuaja personale janë ngarkuar në internetin publik. Kjo është për të kaluarën tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj.”, shkruhej në mesazhin në fjalë.
Ende nuk dihet se kush fshihet pas sulmit, por një zëdhënës tha se sulmet e mëparshme kibernetike kishin ardhur nga Rusia.