Jeanette Manfra, zyrtare e lartë për kibernetikë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare është shprehur se hakerët e lidhur me Qeverinë ruse kanë goditur sistemet zgjedhore në të paktën 21 shtete të SHBA-së, gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale më 2016.
Diskutimi në këtë komitet është fokusuar në konstatimet e intelegjencës amerikane, se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA përmes sulmeve kibernetike dhe manipulimit të opinionit publik gjatë fushatës. Manfra ka thënë se numri i votave nuk është manipuluar.
Ajo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e përfaqësuesit demokrat, Mark Ëarner, se në sa vende janë vjedhur informacionet e votuesve nga këto sulme.
Lidhjet e dyshuara me Rusinë e kanë përcjellë administratën Trump prej fillimit të mandatit.
Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit, Michael Flynn, ka dhënë dorëheqje nga detyra vetëm një muaj pas emërimit, për shkak të kontakteve me zyrtarët rusë. (S.SH/Shuplaka)