Faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar të dhënat për kreun e SHISH Helidon Bendo. Në të dhënat janë të gjitha hyrje-daljet e tij te regjistruara në sistemin TIMS qe prej vitti 2005 si dhe fotot e tij ndër vite.
Ndërkohë hakerat kanë publikuar të dhënat personale, pasaportat e tij ndër vite si edhe patenta. Nuk dihet nëse hakerat kane depërtuar dhe në emailet e tij, si në rastet e ish drejtorit të Policisë Gledis Nano.
Kjo mbetet për tu parë nëse do të kemi te bëjme me publikimin e emaileve të Bedos, por nëse një gjë e tillë do ndodhte do shkaktonte skandal të madh, pasi rrezikohet siguria kombëtare, pasi roli i tij si drejtues i SHISH ka të dhëna sekrete për shtetin shqiptar.
Dokumenti është shoqëruar me një mesazh paralajmërues.
“Për sa kohë që nuk u vini fre aktiviteteve terroriste të MEK-ut, sulmet e publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt, jepini fund zonës që strehon anëtarët e MEK në Durrës,”- shkruhet në mesazh.
Pas dy sulmeve kibernetike hakerat kanë nxjerrë të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS, por Policia e Shtetit ka mohuar që databazat e bëra publike të jenë të dhënat zyrtare ku ruhen dosjet e Policisë së Shtetit.