“Unë jam Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk jam lider politik” me këtë deklaratë, Haki Çako zgjodhi të anashkalonte sulmet e LSI-së dhe kërkesën e tyre për shkarkim. Këtë koment ai e ka bërë para mediave.
LSI ka kërkuar largimin e tij nga detyra, për kanabizimin e vendit, përdorimin e policisë për zgjedhje dhe kriminalizimin e uniformave blu.
Ilir Metën, e anashkaloi edhe fizikisht. Të dy ishin në homazhet për Nikoll Vatnikajn, shefin e komisariatit që u nda para kohe nga jeta.
Nga video e publikuar nga ” Lapsi.al” dallohen dy makinat e Metës dhe Çakos, parkuar përballë Pallatit të Kongreseve.
(E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=VI3iIbXjmRw