07:50 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Haki Droga”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bën hapin e radhës, informon ambasadorin e OSBE/ODIHR-it: Sulmet politike janë të pabaza

10:03 | 20/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Haki Droga”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bën hapin e radhës, informon ambasadorin e OSBE/ODIHR-it: Sulmet politike janë të pabaza

Për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 qershorit, sot Haki Çako  ka pritur në një takim  ambasadorin  e OSBE/ODIHR-it Peter Tejler-in. Pas akuzave nga LSI-ja Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bën hapin e radhës duke informormuar ambasadorin e OSBE/ODIHR-it për masat që janë marrë nga policia për zgjedhjet dhe i ka theksuar se akuzat politike në emër të tij janë të pabaza. 

Çako ka theksuar se janë trajnuar të gjithë punonjësit e Policisë që janë të ngarkuar me detyra gjatë procesit zgjedhor.

“Është prodhuar libri i xhepit “Kujtesë për punonjësit e Policisë” me mbështetjen e OSCE-së. Janë ngritur grupet e drejtimit në çdo qark. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i drejtim – komandimit i pajisur me gjithë infrastrukturën dhe bazën logjistike për të marrë, përpunuar dhe përcjellë në kohë reale çdo informacion.

Ështe duke përfunduar programi për menaxhimin e masave të sigurisë gjatë procesit që nga marrja në dorëzim për ruajtjen e qendrave të votimit e deri në përfundim të gjithë procesit , ku çdo punonjës Policie do raportojë online nëpërmjet këtij programi. Është caktuar koordinatori me KQZ si dhe koordinatori për informim për partnerët ndërkombëtar. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me Prokuroritë në Rrethe për trajtimin ligjor të çdo incidenti.”, tha Çako. 

Më tej Çako i ka bërë prezent Shefit të Misionit sulmet politike tërësisht të pabaza në adresë të tij dhe të Policisë së Shtetit. Shefi i Misionit Ambasadori Peter Tejler ka falënderuar Çako për pritjen si dhe për bashkëpunimin mjaft të mirë të vendosur mes Policisë së Shtetit dhe Misionit të Vëzhgimit të zgjedhjeve. Ambasadori theksoi se Misioni është tërësisht i pavarur nga prezenca e OSCE-së, është i paanshëm dhe i hapur për çdo informacion nga të gjithë faktorët dhe aktorët në zgjedhje.

Tejler theksoi se ne dëgjojmë dhe grumbullojmë çdo informacion por sigurisht që çdo informacion do trajtohet dhe do verifikohet nga ana jonë për vërtetësinë e tij.

Më pas Çako dhe Tejler inspektuan Sallën e Komandimit që është ngritur dhe funksionon që prej fillimit të muajit Maj. Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato ka shpjeguar sistemin e menaxhimit të masave të sigurisë për procesin zgjedhor.

Tejler ka vlerësuar si mjaft efikase ngritjen e sallës së komandimit si dhe shumë të vlefshëm krijimin e këtij programi për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor.  (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: ambasadorihaki cakotakim
Pas

Ishte shpallur në kërkim për “plagosje të rëndë me dashje”, arrestohet në Kapshticë 30-vjeçari

Para

KQZ-ja nis shpërndarjen e materialeve të votimit në KZAZ-të e rretheve

Para
KQZ shpall kërkesën për anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve

KQZ-ja nis shpërndarjen e materialeve të votimit në KZAZ-të e rretheve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksionet aziatike shënojnë rritje ndërsa investitorët synojnë bisedimet SHBA-Kinë

Dështimi i radarit në aeroportin e Napolit shkakton anulime dhe vonesa masive fluturimesh

Irani dhe marrëveshja bërthamore, Trump telefonatë me Netanyahun për të diskutuar mbi negociatat me Teheranin

Rusia nis sulme masive në Ukrainë, një i vdekur në Odesa

Macron e quan bllokadën humanitare të Gazës një “skandal”

Matura Shtetërore, sot testi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Lavrov kritika Perëndimit: Kosova u shkëput padrejtësisht nga Serbia! Parimi i vetëvendosjes u përdor si justifikim politik

Trump dërgon 2,000 trupa shtesë të Gardës Kombëtare dhe 700 marins në Los Angeles

Ish-polici shqiptar plagoset në pritë të dyshuar në Itali

“Qetësohen” çmimet në maj! Inflacioni zbret në 2.2%, argëtimi bëhet më i shtrenjtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.