Afera e Paradise Papers, mund të jetë iniciuar nga miliarderi dhe filantropi, Xhorxh Soros, i cili në mënyrë të përsëritur ka vënë në shënjestër politikanët dhe figurat publike që ‘pengojnë’ rrugën e tij, nëpërmjet mediave që ka nën kontroll.
Ekonomisti rus, financier dhe analisti politik, Ivan Danilov ka shkruar për “RIA Novosti”, duke hedhur dritë mbi disa nga qëllimet kryesore të publikimit të këtij skandali.
Nuk është rastësi që skandali i “Paradise Papers”, që zbuloi fonde dhe firma të fshehura të familjes mbretërore britanike, bizneset e Donald Trump, të jetë frymëzuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i gazetarëve Investigues (ICIJ), një rrjet global i financuar nga miliarderi i SHBA Xhorxh Soros , theksoi Ivan Danilov.
“Nëse dikush do të përpilonte një listë politikanësh dhe organizatash që kanë qenë shënjestër e sulmeve të konsorciumit mediatik të financuar nga Soros, që me të drejtë mund të quhet ‘Soros-Leaks’ – do të rezultonte se lista do ishte e përbërë tërësisht me ata që penguan rrugën e magnatit, “shkruan Danilov.
Analisti politik vë në dukje faktin se qeveria kineze, dhe bashkëpunëtorët e Xi Jinping, Vladimir Putin dhe ata të Donald Trump janë vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga Soros.
Familja mbretërore ‘dënohet’ për Brexit dhe afrimin me Kinën
Danilov supozon se familja mbretërore britanike është sulmuar kohët e fundit nga rrjeti i financuar nga Soros mos parandalimin e Brexit, dhe afrimin me Kinën.
“Xhorxh Soros fitoi miliarda dollarë dhe pseudonimin “njeriu që theu Bankën e Anglisë ” kur paundi britanik ran ë 1992, dhe një çerek shekulli më vonë ai edhe njëherë demonstroi aftësitë e tij duke nisur një sulm këtë herë jo kundër institucionit kryesor financiar të Mbretërisë së Bashkuar, por dinastisë sunduese “, theksoi ekonomisti.
Dokumentat e publikuara nga Paradise Paper, tregojnë sesi Mbretëresha Elizabeth II investon fonde në parajsa fiskale.
Dosjet zbulojnë se mbretëresha investon në një sërë biznesesh, duke përfshirë një shitës me pakicë të diskutueshme “BrightHouse”.
Në tetor të 2017-ës, “BrightHouse” u gjobit me 20 milionë dollarë sepse nuk kishte vepruar si një ‘huadhënës përgjegjës’.
Sipas Autoritetit Financiar Britanik, firma mbingarkoi konsumatorët dhe përdorte teknika agresive të shitjeve për klientët me probleme të shëndetit mendor dhe aftësi të kufizuara të të mësuarit. Përveç kësaj, BrightHouse ka kufizuar faturat e veta tatimore nëpërmjet huave të mëdha në një kompani në Luksemburg.
Duke komentuar këtë çështje, një burim i afërt me qeverinë britanik tha për “RIA Novosti” se skandali me parajsat fiskale mund të dëmtojë reputacionin e monarkisë angleze.
Wilbur Ross bie pre e Paradise Papers
Një tjetër “viktimë” e këtij investigimi është Sekretari Amerikan i Tregtisë Wilbur Ross. Ross zotëron Navigator Hodings, një firmë transporti.
“Një aferë me kompani offshore, përfshin sekretarin e Trump, manjatin e kapitalit privat Wilbur Ross, i cili është pronar në një kompani anijesh që ka marrë më shumë se 68 milionë dollarë të ardhura që nga 2014 nga një kompani energjie ruse”, raporton ICIJ.
Pas zbulimit, sekretari amerikan i tregtisë menjëherë është vënë nën sulmin e kritikave nga kundërshtarët politikë të Trump, të cilët e akuzuan atë për fshehje informacioni gjatë seancës së konfirmimit në Senat për pozicionin e tij.
Në përgjigje të sulmeve, Ross argumentoi se nuk kishte “asgjë të keqe” me investimin e tij në Navigator Holdings, pasi kompania nuk është në listën e subjekteve të sanksionuara nga SHBA.
Sipas Danilov, pakënaqësia e Soros me aktivitetet e Navigator Holdings në Evropë është e kuptueshme:
Fakti që hidrokarburet ruse vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në tregun e energjisë në BE, ka demonstruar edhe një herë se lobimi amerikan për gazin natyror (LNG) ka dështuar për të përjashtuar Moskën pavarësisht këtyre përpjekjeve.
Paradise Paper: Raund i ri i luftës për tregun e parajsave fiskale në botë
Danilov beson se dëmet në reputacionin e kurorës britanike dhe tek anëtarët e kabinetit Trump, nuk janë të tmerrshme. Sipas Danilov, objektivi kryesor i dokumentave të publikuara është kongleremerati i kompanive në parajsa fiskale që operojnë nën juridiksionin e Mbretërisë së Bashkuar – Ishujt e Virgjër Britanikë, Ishulli i Njeriut, Guernsey, Ishujt Kajman dhe të tjerë.
“Aristokracia ndërkombëtare në parajsa fiskale po tregon se sistemi britanik në këto kompani offshore nuk po funksionon dhe nuk mund të sigurojë nivelin e duhur të konfidencialitetit dhe mbrojtjes, që do të thotë se është koha për të lëvizur paratë e tyre në SHBA”, shkruan analisti Danilov.
Siç vuri në dukje Jesse Drucker nga Bloomberg, “lëvizja e parave nga banka në parajsa fiskale dhe në SHBA është një biznes i ri.”
Duket se ne kemi nisur një raund tjetër beteje për ri-ndarjen e tregut botëror të kompanive dhe shërbimeve offshore që sigurojnë shumat financiare “të zeza” dhe “gri”, theksoi Danilov./Hashtag.al
Shkrimi i plotë në gjuhën angelze:
https://sputniknews.com/analysis/201711081058924958-soros-paradise-papers/