Sipas analistit dhe publicistit Fatos Lubonja, në Shqipëri është e vështirë të bëhet dallimi mes bandës kriminale dhe asaj politike. I ftuar në rubrikën “Opinion”, Lubonja po i referohej bandës “Hakmarrja për Drejtësi”.
“Problemi është se çfarë janë këto në të vërtetë. Sa janë të lidhura me politikën dhe sa janë të pavarura dhe kriminale. Nuk mund ta mohojmë një gjë, se krimi ka avancuar dhe ka bashkëpunuar me politikën. Në këtë vend edhe kur ndodhin të tilla ngjarje, hyn politika dhe e gjithë situata eshte e sëmurë. Kjo banda “Hakmarrja” ka gjithë këto kohë që përmendet nga opozita. Ashtu si Lul Berisha i Durrësit apo Aldo Bare që janë bërë si simbolike. Do ishte mirë që kur flet drejtësia të heshtë politika.”- tha Lubonja.
Ndërkohë, lidhur me akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë ndaj anëtarëve të kësaj bande, të cilët vetëm një ditë më parë u shpallën të pafajshëm nga Prokuroria.
“Unë mendoj se akuza që ka bërë Berisha lidhet kryesisht me një akuzë që PD e ka bërë rëndom, pra ka të bëjë me përbërjen familjare. Dhe kjo lidhja që bëhet se je familje komuniste është një problem. Në këtë kuptim sa kjo është e drejtë apo e padrejtë, dhe tjetër gjë është nëse kanë bërë krim apo jo. Unë nuk e di. Por lista e krimeve që kanë bërë këta ishte shumë e gjatë. Grabitjet e shumta që ka bërë kjo bandë është e gjatë dhe nuk e di nëse ka autorë të tjerë. Këtu krimi mbulon krimin dhe nuk ka autorë. Është shumë komplekse.”, u shpreh Lubonja. (D.D/Shuplaka)