Pasi sulmoi ditën e sotme me bojë në kuvend kryeministrin Edi Rama, Edi Paloka foli për mediat para Kuvendit ku sqaroi se veprimi i tij nuk ishte hakmarrje me motive personale.
“Pashë disa komente që u hakmor Paloka, nuk ishte hakmarrje e Palokës, ishte hakmarrje e shqiptarëve që çdo ditë fyhen e vidhen nga një qeveri dhe kryeministër arrogant dhe i pacipë.”, tha deputeti demokrat.
Edi Paloka u përjashtua me vendim të Byrosë parlamentare me 10 ditë ndërsa ai vetë komentoi se:
“Nuk na përjashton Gramozi. Ai parlament është përjashtuar nga populli. Është parlament me vota të vjedhura. As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma”- tha Paloka.
Kujtojmë se incidenti ndodhi sot gjatë seancës parlamentare pas fjalës së Edi Ramës i cili e quajti fëmijëror fjalimin e liderit demokrat Lulzim Basha.