03:40 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Hakmerret Edi Rama/ Një ditë pas akuzoi policinë si të paaftë, përjashtohet nga grupi i PS-së

12:00 | 07/09/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama vë në rresht krerët e bashkive:  Më vjen keq që mungojnë të zgjedhurit nga PD

Hakmerret Edi Rama, një ditë pasi akuzoi policinë si të paaftë është përjashtuar nga grupi i PS-së deputeti i Kurbinit Gjetan Gjetani.

Jo më larg se dje deputeti Gjetan Gjetani akuzoi se Policia e Kurbinit është e paaftë dhe ordinere, duke iu referuar dy vrasjeve të fundit që ndodhën në këtë qytet, duke u marrë jetën dy të rinjve.

Mirëpo sipas kryeministri Rama ky deputet ka bërë presion që në policinë e Kurbinit të emëroheshin njerëz të afërt të tij, dhe për këtë arsye nuk kishte më vend në PS.

‘’Sot nuk ka ardhur dhe ka bërë shumë mirë. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kubrin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty, nuk duhet të jetë më në PS.

Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS. Kush ka në kokë tepsinë, është tradhtar i misionit tonë”, u shpreh Rama.

Deputeti i Partisë Socialiste në zonën ne Kurbinit Gjetan Gjetani, reagoi pak ditë më parë lidhur me vrasjet e fundit që kanë ndodhur në këtë qytet. Ai tha se dy vrasjet që kanë ndodhur tregojnë se policia është e paaftë dhe qytetarët shprehen të pasigurtë për jetën e tyre.

Vetëm në dy ditë në Kurbin ka pasur dy viktima, të dy të rinj, një djalë 14-vjeçar i vrarë me thikë, dhe 27 vjeçari Indrit Pupa, i cili u vra me breshëri kallashnikovi në momentin kur ishte duke dalë nga shtëpia e tij.

Gjetani u shpreh se ai do të ishte i pari që do të dalë në protestë, pasi qytetarët nuk mund të ndahen sipas ngjyrimeve politike.

Reagimi:

Ngjarjet e fundit te ndodhura ne Kurbin, me kane shqetesuar shume. Duke bere qe, ne Kurbin, te mos ndihemi te sigurte. Eksploziv, kercenim me arme dhe vrasjen e dy te rinjeve, tregon qe, policia eshte hallke shteterore shume e paafte. Kjo tregon , se ne Kurbin, kane sjelle oficere dhe drejtues policie te paafte te korroptuar dhe ordinere.

Si deputet i kesaj zone, kam pas ankesa te shumte nga qytetaret te cilat do ti bej publike ne parlament. Brenda muajit Shtator do kerkoj interpelance me ministrin e brendshem, dhe nqs nuk do te marre masa per pastrimin e Komisaritit te plolicise Kurbin, une i pari do ngrihem ne proteste, duke kerkuar mbeshtetjen e gjithe qytetareve te Kurbinit pa marre parasysh ngjyrat politike.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Dështon takimi, Vuçiç refuzon Thaçin

Para

Edi Rama kërcënon krerët e PS-së dhe deputetët: Pse do e nisim sot fushatën për zgjedhjet lokale

Para
Edi Rama kërcënon krerët e PS-së dhe deputetët: Pse do e nisim sot fushatën për zgjedhjet lokale

Edi Rama kërcënon krerët e PS-së dhe deputetët: Pse do e nisim sot fushatën për zgjedhjet lokale

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.