05:06 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje/ U árrestua për átentátin ndaj prokurorit, Halilaj strehoi në shtëpi Redjan Rrajën, në telefonin e nipit të deputetit u gjet…

20:42 | 05/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Del nga reanimacioni Arjan Ndoja, pamjet nga dhoma ku do të qendrojë

Te tjera detaje janë zbuluar pas árrestimit të Ariol Halilajt, për átenatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremit, të cilët mbetën të plagosur dhe humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku.

Pamjet filmike kanë fiksuar Ariol Halilajn me Redjan Rrajën dhe janë filmuar bashkë para dhe pas átenatit ndaj prokurorit.

Mësohet se Halilaj ndihmoi Rrajën dhe autorët e tjerë të átenatit, ku 29-vjeçari pas átenatit ka mbajtur Redjan Rrajën në shtëpi.

Paraprakisht raportohet se policia arriti tek Halilaj pas verifikimeve që kanë kryer në telefonin e Redjen Rrajës, i árrestuar tashmë si njëri prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes.

Pasi kanë verifikuar kontaktet në telefonin e Rrajës, kanë arritur tek Ariol Halilaj. 29 vjeçari nga Skrapari është mbajtur i survejuar gjithashtu edhe nën përgjim.

Për ngjarjen kujtojmë se është árrestuar shtetasi Redjan Rraja, nga fshati Nikël i Krujës dhe që po vuan dënimin në burg, i afërt i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Anentati ndaj prokurorit Ndoja, u krye më 1 nëntor të vitit 2019, ndërsa në makinën e drejtuar nga shoferi i tij, ndodhej edhe Landi Muharremi, i konsideruar si i “forti i Sukthit”.

“Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, shtetasi A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shtetasi A. L. dhe shtetasi A. M., i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.”- njofton policia.

Njoftimi i pólicisë

Në vijim të punës intensive që po kryen grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Durrës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si rezultat i provave të siguara u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H., 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi R. Rr., 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë.

Gjithashtu, po si rezultat i kontrolleve të shpejta në territorin e Drejtorisë Vendore Durrës, brenda një kohe të shkurtër, në fshatin Shkafane, Durrës, është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”, me targë AA342LM, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për zbardhjen e plotë të kasaj ngjarjeje, kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në të.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të telefonojnë në 112 apo Komisariatin Dixhital për çdo informacion të mundshëm për këtë ngjarje dhe për çdo paligjshmëri tjetër, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: ariola halilajredjan rraja
Pas

Kurba pandemike në Kosovë arrin pikën më të ulët, vetëm 1 rast i ri gjatë 24 orëve

Para

Shérr me thíka mes 2 familjeve, nisen me urgjencë në spital 3 persona

Para
Operacioni i FNSH në Durrës/ Hetimi nisi në 2019-ën, midis të arrestuarve edhe oficerë të policisë gjyqësore

Shérr me thíka mes 2 familjeve, nisen me urgjencë në spital 3 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.