Kur protesta e opozitës ka hyrë në ditën e saj të katërt, deputetët e saj shprehen të vendosur se protesta do të vijojë derisa kërkesat e tyre të merren parasysh. Ka qenë Eduart Halimi ai që ka thënë se pretendimi i Ramës që opozita do të bllokojë Vettingun nuk është fare i vërtetë.
“Është mashtrim i Edi Ramës që ne duam të bllokojmë Vetingun. Nuk ka në axhendën e parlamentit asnjë hap për t’u votuar në lidhje me reformën në drejtësi. Për Lulzim Bashën është shumë e qartë, rrugë kthimi pas nuk ka”. Kështu u shpreh nga çadra e protestës të cilën e quajnë ‘Çadra e Lirisë’ , Eduart Halimi i cili ka theksuar qëllimet e protestës duke u ndalur dhe tek Dekriminalizimi.
Sipas tij, është e patolerueshme që njerëz si Armando Prenga që kanë përdorur nga 10 emra pë rt’ju fshehur ligjit të qëndrojnë ende deputetë në parlament. Po kështu, Halimi iu referua dhe rastit Elvis Roshi.
‘’Parlamenti është strehë e trafikantëve, çdo ditë dalin deputetë trafikantë të cilët kanë 10 emra. Fakt i pamohueshëm që parlamenti është strehë e krimit. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se një qeveri që është strehë e krimit nuk mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo qeveri e lidhur me trafikantët që janë kryetar bashkie e përfaqësues të qyteteve tregojnë që nuk mund të bëjmë zgjedhje të lira.
Gjatë këtyre 4 viteve opozita kërkoi që në mënyrë institucionale të zgjidhej bëmë ligjin e dekriminalizmit po nuk po funksionon. Rama e ka çuar ligjin në Gjykatë Kushtetues sepse Rama është Roshi. Rama nxori KQZ para dy ditësh dhe tha që Armando Prenga është i pafajshëm. Po i ikin 5 deputetë që ka me rekorde kriminale nuk mund të qëndrojë më qeveria.
Ahmetaj del me trafikantin e prostitutave dhe drogës dhe thotë që do bëjmë zgjedhje të ndershme. Fleckenstein ka të drejtë se thotë që do të jetë e vështirë. 4 vjet në opozitë kemi bërë beteje dhe është shumë e vështirë sepse nuk ia kemi dalë dot të ndajmë krimin nga opozita. Prova ka plot, 5 deputetë me rekorde kriminale dhe 11 të tjerë. A ka eurodeputë që të thotë, po mo trafikanti Elvis Roshi dhe ministri mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme?’’, është shprehur deputeti demokrat. (E.K/SHUPLAKA)