Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, deputeti Halit Valteri teksa bënte interperlancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me krímínalitètin në vend, ka folur dhe në lidhje me átèntatin ndaj prokurorit Arian Ndoja, ku mbeti i vdèkur shoferi i tij Andi Maloku.
Babai i këtij të fundit i ka nisur një letër qeverisë ku kërkonte zbárdhjen e ngjarjes dhe vënie para drèjtësisë së autorëve. Pikërisht lidhur më këtë atèntat, Valteri ka zbuluar detaje duke u shprehur se ai ka sèkuestruar kamerat që shihen autorët e krímit, njëri është me kapele e tjetri është pa kapele.
“Folët për kohën e qeverisë së kaluar, por harruat që në atë qeveri ju keni qenë në një drejtori dhe nuk e di se ju kishit lidhur fijet dhe ishin në pushtet dhe në atë kohë. Folët për drôgën në Lazarat, jam shumë dakord që kishte drôgë, por më shumë ka pasur në zonën nga ju vini.
Folët për OFL-në, por nuk keni sèkuestruar pasùritë e paraardhësit tuaj që duhet ti dërgoni formularin. Duhet të sèkuestroni pasùritë e ish-deputetëve që erdhën në Kuvend me votat e popullit dhe ikën me pránga. A keni dërguar policët që të sèkuestrojnë kamerat e sígurisë, unë e kam bërë. Kam shkuar në vendin e ngjarjes dhe kam sèkuestruar kamerat që shihen autorët e krímit, njëri është me kapele e tjetri është pa kapele”, u shpreh deputeti.