04:11 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

08:36 | 21/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Nga Artur Zheji

Bën vetëm fushatë KM-ja. Askush nuk e di se kur qeveris, tanimë nuk dalin as edhe kronika kur dhe çfarë diskutohet në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, por askujt nuk bëhet vonë, Shqipëria edhe vetëqeveriset.
Del ekraneve në prime time, edhe dy herë në javë, dhe vetëshpallet viktimë e sulmit të Opozitës dhe e gazetarëve, vetëshpallet si vërtetathënës dhe tërë ata që e kundërshtojnë, janë shpifës dhe gënjeshtarë.
Bën papushim fushatë zgjedhore dhe eksperimenton si një argëtues që ka vetëzbuluar në moshë të madhe talentin e aktrimit, që bën për të qeshur, ndërkohë që shërbimet Shqipëria është në të vërtetë një rrumpallhane dhe një han pa porta.
Është padyshim, në mënyrë të vetëshpallur, më i dituri, shkronjësi më i mirë dhe më elokuenti, i vetëshpallur gjithashtu, edhe vazhduesi pa ndërmjetës i Fan Nolit dhe Konicës. Mirëpo ndërkohë që KM-ja argëtohet studiove televizive, skandali që vetëplasi nga Athina, falë ministrit Kammenos, rrëfeu edhe njëherë se çfarë jo Shteti ka Shqipëria, se çfarë jo Shërbimesh Sekrete ka Qeveria Shqiptare.
Kjo qeverisje që qyfyroset në Tv dhe që bëhet tapë darkave në lokalet në të shtrenjta me verërat më të shtrenjta dhe bën në darkë hesapet e plaçkës së nesërme, që stërviten me skema se si të bythëlëpijnë më me art, menderjen dhe trurin e lodhur të Kryeshefit, pa ditur se si qeveriset një Shtet dhe aq më tepër si mbrohet Siguria Kombëtare.
45 milionë euro në një periudhë të shkurtër për të manipuluar shqiptarët, për Marrëveshjen e Detit, të dorëzuara në të zezë me zarfe.
Dhe të gjithë ata që kanë sadopak mendje, hamendësojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut e parasë së madhe që qarkullon nën hundën e shtetit, që qeveriset nga të papërgjegjshmit.
Por shqiptarët, që shumica e tyre në të vërtetë është me valixhet e largimit nga Atdheu, në gatishmëri, mund të hanë kokoshka dhe të shohin KM-në, që ankohet dhe shtiret si i detyruar nga “shpifësit”, të shtrojë krevatin në Tv, një vrasës i kohës së dobishme për të qeverisur me sy hapur, për të cilin ka marrë apo rrëmbyer votat.
Në çdo vend të botës, pas një lajmi të tillë, si ky që erdhi nga Athina, krejt një Vend do të kishte mbajtur frymën dhe do të kishte ndrruar çdo axhendë.
Po KM-ja, jo vetëm nuk bën asnjë koment për këtë superngjarje, kur bën makiazhin televiziv të rradhës, sikur asgjë ska ndodhur.
Sigurisht që nuk jemi vend serioz, por bëhemi edhe më jo seriozë kur argëtohemi me KM-në që është në krye të shtetit, që nuk kemi dhe që nuk është…
Por shpejt do dalin detaje tronditëse, ose vëllezërit grekë, do të kujdesen ta mbyllin me shpejtësi, kapakun e kutisë së Pandorës, të agjenturave të paguara në qeveri dhe media.

 

Etiketa: artur zhejifondet sekreteHalli i ri i KM-së me Greqinë
Pas

“Më lindi dhe më rriti si kreshnik”, Kreshnik Spahiu humb nënën e tij

Para

Ngjarja në ish-Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku

Para
Ngjarja në ish-Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku

Ngjarja në ish-Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.