Ministri i LSI-së, njëherazi kandidat i saj për deputet në Qarkun e Durrësit, ka sulmuar së fundmi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar me banorët e zonës së Spitallës.
Ai u shpreh se i duken qesharakë si kryeministri që kërkon timonin e qeverisë, të cilin e ka parë si e ka drejtuar vendin në këto vite, si edhe kryedemokrati Basha i cili pasi qëndroi 3 muaj në çadër, ku pati disa arsye objektive për të patur frikë për të shkuar në zgjedhje sepse vendi që mbushur me kanabis, por që më pas bëri pakt me Ramën.
“Kur jam në Spitallë, pavarësisht nëse janë banorë të vjetër apo të rinj, ndihem mirë, sepse flas për një zonë që kam kaluar 25, 26 vitet e jetës time dhe sigurisht më dhimbsen disa gjëra, ashtu si më vjen mirë për disa gjëra të tjera që mund të janë bërë mirë. Më vjen keq, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë anëtar i kabinetit dhe sigurisht kam parë se si dhe sa Kryeministri e ka mundësinë për të drejtuar vendin, dhe më duket qesharake sot të thuash kërkoj timonin i vetëm.
Sepse një kryeministër i vetëm është kur drejton. Më duket po aq qesharak kryetari opozitës, z.Basha, ku qendroi për 3 muaj në çadër, ku pati disa arsye objektive për të patur frikë për të shkuar në zgjedhje sepse vendi që mbushur me kanabis. Për habinë e të gjithëve Basha nuk e ka më këtë shqetësim.
Pra, të bësh një pakt, Basha ka një hall dhe të vetëm që të rizgjidhet prap kryetar i opozitës dhe këtë ndihmë për turp të dynjasë ja kërkon Ramës. Dhe Rama që i kërkon Bashës që po pata nevojë për ndonjë deputetë diversant që mund të kesh te lista jote, të më kalojë dhe të bëhem unë Kryeministër nesër. Është një gjë që kodi elekotoral nuk të lejon as Ramën as Bashën ta bëjnë dot qeverisjen.”, u shpreh Koka.
(XH.A/SHUPLAKA)