Marrëveshja fillestare midis Izraelit dhe Hamasit kërkonte një armëpushim katër-ditor, i cili është zgjatur dy herë deri më tani.
Hamasi do të lirojë sot 10 pengje izraelitë, dy prej të cilëve gjithashtu kanë nënshtetësi ruse, tha një burim në organizatën palestineze për AFP, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin .
Marrëveshja fillestare midis Izraelit dhe Hamasit kërkonte një armëpushim katër-ditor, i cili është zgjatur dy herë deri më tani. Zgjatja e shpallur sot skadon nesër, të premte.
Që nga fillimi i armëpushimit, Hamasi ka liruar rreth 10 pengje çdo ditë dhe Izraeli ka liruar tre herë më shumë të burgosur palestinezë.