08:09 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Hamasi propozon fundin e luftës, prezanton planin me 4 faza

11:42 | 07/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hamasi propozon fundin e luftës, prezanton planin me 4 faza

Hamasi ka paraqitur ofertën e tij për një armëpushim katërmujor e gjysmë në Gaza që do t’i jepte fund luftës, në përgjigje të një propozimi të bërë javën e kaluar nga ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit të mbështetur nga SHBA dhe Izraeli.

Sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters, kundëroferta e Hamasit parashikon tre faza, secila prej të cilave do të zgjasë 45 ditë.

Propozimi i grupi militant përfshin edhe shkëmbimin e pengjeve izraelite të rrëmbyer më 7 tetor për palestinezët në burgjet izraelite.

Përmendet edhe rindërtimi i Gazës, i cili duhet të fillojë menjëherë, tërheqja e plotë e forcave izraelite dhe shkëmbimi i trupave dhe eshtrave.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbërriti në Izrael mbrëmë pas një takimi me ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit, në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit në përpjekjen më serioze diplomatike për të vendosur një armëpushim të zgjatur. Detajet e kundërofertës së Hamasit nuk janë bërë të ditura më parë.

Sipas kundërpropozimit të Hamasit, të gjithë pengjet izraelitë, të rinjtë nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët do të shkëmbeheshin brenda 45 ditëve të para, për gratë dhe të miturit palestinezë në burgjet izraelite.

Pengjet e mbetur meshkuj do të liroheshin në fazën e dytë dhe eshtrat e pengjeve të vrarë do të shkëmbeheshin në fazën e tretë.

Deri në fund të fazës së tretë, Hamasi pret që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Grupi militant që sundon Gazën deklaron në një shtojcë të propozimit se kërkon lirimin e 1500 të burgosurve, një e treta e të cilëve do të zgjidheshin nga një listë e palestinezëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Armëpushimi duhet të lejojë gjithashtu një rritje në dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave të tjera në Gaza.

Izraeli filloi një ofensivë ushtarake në Gaza pasi Hamasi masakroi civilët izraelitë më 7 tetor, rreth 1200 prej tyre, dhe rrëmbeu 253 njerëz, gra, fëmijë, foshnja, burra dhe të moshuar.

Sipas Hamasit, 27,585 njerëz vdiqën në ofensivën izraelite. Hamasi nuk specifikon se cili numër i referohet luftëtarëve të tij dhe anëtarëve të fraksioneve të tjera islamike dhe cili civilëve.

/Telegrafi

 

Etiketa: hamasizrael
Pas

Gramsh, gjendet i varur 74-vjeçari

Para

Meta: ”Shqipëria vendi me taksat më të larta”

Para
Shkrimi i “NYT” për Ramën, Meta: E konsideron Shqipërinë si pronë private të tijën, emergjente ngritja e Komisionit Hetimor

Meta: ”Shqipëria vendi me taksat më të larta”

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 322 milionë dollarë për Ukrainën

BE-ja dhe Japonia bien dakord të punojnë së bashku për të promovuar tregtinë e lirë dhe sigurinë ekonomike

Izraeli dhe Ukraina njoftojnë ‘dialog’ për t’iu kundërvënë Iranit

3 të vrarë dhe 1 i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Irlandën e Veriut

Lezhë/ Aksident i rëndë pranë Fishtës, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.