00:33 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Hap dosjen tënde komuniste”, presidenti Nishani padit ish-zv/kryeministrin

16:57 | 08/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Hap dosjen tënde komuniste”, presidenti Nishani padit ish-zv/kryeministrin

 

Presidenti i vendit Bujar Nishani ka paditur në gjykatë ish-zv.kryeministrin Bashkim Kopliku, pas një shkrimi të Koplikut  kundër presidentit të botuar në disa media.

“Pasnesër, më 10.05.2017, ora 10:30, në Gjykatën e Rrethit Durrës, me gjykatëse znj. Besjana Garxenaj, zhvillohet procesi gjyqësor me paditës presidentin Bujar Nishani, dhe të paditur opinionistin Bashkim Kopliku (ish-zëvendës kryeministër në periudhën 1992-1994), pra unë.

Presidenti i Republikës synon të më dënojë me 100 000 lekë gjobë, për shkrimin tim me titull “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”. 

Shkrimi është publikuar me datë 21 shkurt të këtij viti. 

Sa po ngjet, është një cenim i lirisë së shtypit në Shqipëri, por edhe një goditje indirekt për secilin nga ju, si botues të Shkrimit.

Nuk di ta ketë bërë një padi kaq absurde ndonjë president a politikan, që nga viti 1991 e deri sot”, shprehet Kopliku, raporton GSH.

Shkrimi që solli gjyqin për Koplikun:

Zonja Edith Haxhi, ish-zëvëndësministrja e jashtme e Sali Berishes, ajo që u pat bërë e njohur si qeveritarja shqiptare që kishte bërë “studime” ku shante e denigronte rëndë miqtë e shqiptarëve, amerikanët, sapo tha në televizionin ABC, datë 20.02.2017, rreth orës 18:45, pasaktësinë tjetër të radhës: Presidenti aktual Nishani, pavarësisht se ai personalisht mund dhe të ketë qenë enverist i thekur, por ai qenkësh bir i një familje tejet antikomuniste, të persekutuar e të shpronësuar skajshëm nga regjimi komunist…

Është detyrë patriotike, qytetare, demokratike e morale, që po qe se ajo zonja vertetë gënjeu, mos ta lënë pa përgjigje shqiptarët, sidomos durrsakët që e kanë njohur këtë presidentin aktual që kur lindi dhe që kur ishte adoleshent, si dhe familjen e tij që në vitet e para pas luftës së dytë botërore?! Nuk duhet të bëhen shqiptarët e ndershëm, bashkëfajtorë me falsifikimet e historisë, duke heshtur, kur hidhet në publik gënjeshtra kaq të paskrupullta?!

Nuk ka rëndësi të madhe se përse pati guximin, apo mbase injorancën e mendjelehtësinë, zonja që foli; ka shumë rëndësi që të demaskohen po publikisht ato që tha ajo, duke thënë të vërtetat. Vetë Nishani, ky që sot mban postin e presidentit, do të duhej të hapte publikisht dosjen e familjes së tij, para se të kërkojë hapjen e dosjeve të të tjerëve.

Nuk duhet të lejohet që ai, presidenti aktual, të dalë me familje të persekutuar nga komunizmi, ndërkohë që faktet janë të kundërta, e të njohura gjerësisht: tregohen, që prej dhjetra vitesh (unë personalisht i kam dëgjuar nga ju lexues, që nga viti 1970) bëmat në mbështetje të shtypjes komuniste të popullit, të kryera nga etërit e kësaj familjeje superkomuniste. Apo i keni shpifur kësaj “familjeje të gjorë”! Shkruani si është e vërteta.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: kopliku
Pas

Apeli lë në burg 7 doganierët dhe punonjësit e policisë të arrestuar për trafik droge

Para

U kap në Rinas me pajisje përgjuese, inxhinieri grek tregon detajet në polici

Para
U kap në Rinas me pajisje përgjuese, inxhinieri grek tregon detajet në polici

U kap në Rinas me pajisje përgjuese, inxhinieri grek tregon detajet në polici

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.