Prej disa minutash ka filluar rinumërimi i 72 kutive të votmit në KQZ. Këto kuti votimi janë të dy partive , të PDIU-së dhe PS pasi këto kishin paraqitur ankimime në KQZ për manipulim dhe vjedhje votash.
Numërimi i votave po zhvillohet ndryshme paksa nga ai i zgjedhjeve të 25 qerhsorit. Numëruesit por marrin një nga një fletët e votimit dhe në prani të vëzhuesve po i numërojnë. Nuk ka një skaner në tavolinat ku po kryet numërimi.
Sjellim në vëmendje që Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-se e ka humbur mandatin për 38 vota, ndërkohë që PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës.
Gjatë mbledhjes së KQZ-së ditën e djeshme vetë Idrizi ka qenë i pranishëm duke shtuar akuzat në lidhje me parregullsitë.
Ai tha se komisionerët e partive të mëdha kanë ndarë mes tyre dhe votat e pavlefshme, ndërsa në fletët e lëna bosh nga ana e qytetarëve ata kanë vendosur kryqe, duke deformuar në këtë mënyrë vullnetin e zgjedhësve të Tiranës.
(J.V/Shuplaka)