10:42 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu: Transparencë dhe siguri në procesin e vlerësimit

14:06 | 04/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu: Transparencë dhe siguri në procesin e vlerësimit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me grupet e hartimit të testit të Maturës Shtetërore 2025, të cilat janë duke punuar për finalizimin e fondit të pyetjeve për provimet e maturës.

Gjatë takimit, ministrja Manastirliu theksoi angazhimin e Ministrisë për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke siguruar se testimi do të zhvillohet me standarde të larta dhe në kushte të plota sigurie.

“Në këtë proces të rëndësishëm të Maturës Shtetërore kemi filluar prej nëntorit me ngritjen e Komitetit të Maturës Shtetërore. Kemi vijuar në janar me shpërndarjen e testeve model për të gjithë nxënësit maturantë, për t’i njohur ata me testet model vit pas viti dhe për t’i familjarizuar me shkallën e vështirësisë së tyre. Tashmë grupet e hartimit të fondit të pyetjeve të provimeve të maturës janë ngritur dhe jeni ju këtu. Keni filluar të punoni dhe do duhet që shumë shpejt fondi i pyetjeve të kristalizohet, në mënyrë që sipas afateve proceduriale të dilet me testet në provimet e maturës, sipas një konfidencialiteti absolut dhe kjo është shumë e rëndësishme,” tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja theksoi rëndësinë e një vlerësimi sa më objektiv dhe meritokratik për nxënësit, duke garantuar standarde maksimale që nisin nga procesi i hartimit të testeve deri në administrimin e tyre.

“Duhet që arritjet e nxënësve të testohen përmes një vlerësimi i cili të jetë sa më i saktë, efektiv dhe meritokratik, ashtu sikurse na duhet që të sigurojmë që edhe procesi i administrimit, në raport me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që nga printimi i testeve, dërgimi në shkolla, elementët e sigurisë, e të gjitha këto të ndiqen në çdo hallkë,” tha Manastirliu.

Ndërkohë janë hapur aplikimet për Formularin A1 që të plotësohet nga të gjithë maturantët të cilët janë aktualisht maturantë dhe që dëshirojnë të hyjnë në provimet e Maturës Shtetërore. Ky formular është i disponueshëm online përmes portalit e-Albania, duke siguruar një proces aplikimi të lehtësuar dhe të aksesueshëm për të gjithë maturantët. Aplikimet për plotësimin e Formularit A1 do të jenë të hapura deri më 12 shkurt 2025.

Ndërkohë, Formulari A1Z është për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin në vite të mëparshme dhe dëshirojnë të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Periudha e aplikimit për këtë formular është më e shkurtër, duke nisur më 11 shkurt dhe duke përfunduar më 12 shkurt 2025.

Etiketa: manastirliu
Pas

Hoxha takim me VanHorn: Të angazhuar në përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 majit

Para

Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Para
Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ilir Proda: Policia e Shtetit me angazhim maksimal në sezonin turistik.Masa disiplinore pas shkeljeve në Theth

Lajmi i fundit/ Shkarkimi i drejtorit të Policisë Shkodër, zgjidhe drejtori i ri! Ja kush e mori postin (Emri)

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Riga: Partneriteti me Letoninë, investim për të ardhmen e përbashkët evropiane

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.