24 të burgosur të cilët përfituan nga amnistia kanë lënë këtë të shtunë burgun e sigurisë së lartë të Burrelit. Që prej orës 8 ka nisur lirimi i të burgosurve, të cilët u pritën jashtë nga familjarët e tyre. Shumë prej të liruarve refuzuan kameran, ndërsa të tjerë folën për veprat e tyre.
Por ajo që u shpreh nga të gjithë ishte pendesa që kishin tashmë pas vuajtjes së dënimit për veprat e tyre penale.
Mes të liruarve, kishte për vepra të ndryshme penale, që nga vrasja, kultivimi i lënëdëve narkotike, shkelja e rregulllave të qarkullimit rrugor, etj. (XH.A/SHUPLAKA)