Dy emigrantë ilegalë nga Shqipëria kanë rënë nën prangat e policisë britanike, pasi u kapën me një fabrikë kanabisi në Gloucester.
24-vjeçari Muj Toskaj dhe 29-vjeçari Blerim Mustavataj, janë paraqitur pranë Gjykatës së Magjistraturës në Cheltenham nën akuzën e prodhimit të drogës të klasit B.
Dy të rinjtë kishin krijuar një fabrikë të prodhimit të kanabisit me vlerë mbi 100 mijë euro, në një ndërtesë në rrugën “Barton”.
Pas raportimit për zhurma në ndërtesë policia kishte nisur aksionin, pas të cilit u zbulua kanabisi, i cili përpunohej në mënyrë profesionale.
Sipas policisë britanike, vlera e drogës varion nga 52 mijë paund deri në 159 760 mijë paund.
Derisa gjykata të marrë vendimin, dy të burgosurit do të qëndrojnë në qelinë e paraburgimit. (D.D/Shuplaka)