18:01 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapen ofertat për Unazën e Re/Tetë kompani në garë për tenderin e ri, propozimet nga 14 deri 18 mln euro

16:50 | 22/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat e PD-së për ndërtimin e Unazës së Re, reagon ARRSH: Bardhi të konsultohet me Bashën

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi ofertat e tenderit për ndërtimin e unazës së re, në segmentit që përfshin rrethrrotullimin e shqiponjës. Top Channel ka mësuar se në garë kanë marrë pjesë 8 kompani, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14 deri në 18 milionë euro.

Sipas burimeve nga Autoriteti Rrugor, ofertën më të ulët për ndërtimin e nyjës e ka paraqitur kompania Alb Building me 1.72 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Më pas renditen 6 kompani të tjera, Salillari, vëllezërit Hysa, 2T, Gjoka, Curri dhe Gener 2, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14.5 deri në 18 milionë euro.

Megjithatë kjo është renditja vetëm sipas ofertave ekonomike. Ditët në vijim autoriteti rrugor do të shqyrtojë dokumentacionin për të parë se cilat nga kompanitë përmbushin kriteret dhe cilat s’kualifikohen.

Ky është tenderi i tretë për rrethrrotullimin e shqiponjës, por tashmë me një projekt të ndryshuar. Projekti i parë që parashikonte ndërtimin e mbikalimit u tenderua dy herë. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë “Dh Albania” me një vlerë 20 milionë euro, aq sa fondi limit, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve qeveria u detyrua ta anulojë kontratën.

Në tenderin e dytë kostoja e ndërtimit zbriti ndjeshëm deri në 14 milionë euro, por autoriteti rrugor i s’kualifikoi të gjitha ofertat si të pavlefshme. Menjëherë pas anulimit të garës së dytë, ministria e Infrastrukturës njoftoi se do të ndryshonte projektin teknik të veprës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Projekti i ri mban të njëjtën vlerë si ai i mëparshmi, por në vend të mbikalimit rrethrrotullimi shqiponja shndërrohet në nënkalim./Top Channel

Pas

VIDEO/ Zjarr masiv në periferi të Gjirokastrës, rrezikohen banesa

Para

“Kanë vendosur ta shembin Teatrin”, Budina: Është e paligjshme, 2 duart për një kokë janë

Para
“Kanë vendosur ta shembin Teatrin”, Budina: Është e paligjshme, 2 duart për një kokë janë

“Kanë vendosur ta shembin Teatrin”, Budina: Është e paligjshme, 2 duart për një kokë janë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anira Gjoni: Temperaturat e larta në Shqipëri brenda normales për muajin qershor. Priten reshje lokale javën që vjen

“Do hapim portat e ferrit!” Komandanti i ri i Gardës Revolucionare Iraniane kërcënon Izraelin

“Jo më pak se 70 000 lekë”, publikohet lista e pagave indikative për sektorin e turizmit

Itali/ Shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie, i plagosuri në gjendje të rënë

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për zgjidhje diplomatike të tensioneve Iran-Izrael

Murtaja e bagëtive të imta, vatër infeksioni edhe në Devoll, asgjësohen 150 krerë

Rritet kërkesa për shërbime mjekësore në Shëngjin, qendra verore shëndetësore në gatishmëri të plotë

Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM kërkon rishqyrtim të votave në qarkun e Vlorës dhe Beratit

“11 maji”/ Debat në Komisionin e Integrimit, replika mes Tabakut dhe Kodhelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.