Lojatari i suksesshmë i Kombëtares së Kosovës dhe i Twentes në Holandë, Bersant Celina ka reguar ndaj tifozëve gjatë ndeshjes së Twente- Feyenoord. Kjo ndeshje përfundoi 0-2 Celina dhe lojtari kosovar kërkoi të hiqet banderola me atë mbishkrimin “Kosova është Serbi” që ishte hapur në stadium. Kjo pasi nëtë kundërtën ndeshja nuk mund të zhvillohej.
“Pasi është shpalosur ajo banderolë nuk kam pritur dhe kam shkuar menjëherë tek tribuna. Kam tentuar ta marr vetë atë. Isha i gatshëm edhe të ndeshëm me disa serbë aty vetëm që ta heqin atë banderolë”, ka thënë futbollisti nga Prizreni.
Më tej ai ka shkruar në Twitter se fansat të mos e keqkuptojnë. “Mos më keqkuptoni. Unë i dua fansat tanë. Ne kemi tifozët më të mirë në këtë ven por, unë nuk kam respekt për atë që bënë disa individë sot”, ka shkruar ai. (J.V/Shuplaka)