Të arrestuarit në një qendër imigracioni në Australi kaluan pesë muaj duke gërmuar një tunel arratisjeje të fshehur nën një sirtar në një nga dhomat e tyre. Mdiat e huaja, bëjnë me dije se plani për t’u arratisuar ka dështuar, pasi policia ka zbuluar ‘rrengun’ e tyre.
Sipas mediave, tuneli ishte i gjatë 15 metra kalonte nën një numër dhomash përpara se të kalonte nën një rrugë në Qendrën e Paraburgimit të Emigracionit në Yongah Hill, rreth 100 kilometra në lindje të qytetit të Perth, Australia Perëndimore.
Mësohet se do duheshin edhe plot dy muaj që të arrestuarit të përfundonin punën për hapjen e tunelit, nga i cili do të ishin arratisur më pas.
Forca Kufitare Australiane i tha CNN se një “përpjekje e dyshuar për arratisje” ishte parandaluar në qendër pas zbulimit të “vrimës pjesërisht të hapur”.
Prania e tunelit u zbulua për herë të parë nga Ian Rintoul, nga Koalicioni i Veprimit për Refugjatët (RAC), i cili tha të martën se autoritetet e imigracionit kishin gjetur një tunel 20 metra (65 metra) nën dhomën e një të paraburgosuri.
CNN shkruna se një numër i të arrestuarve përdorën çdo enë që mund të gjenin për të gërmuar tunelin, duke përfshirë pjesë të një frigoriferi dhe një sirtari prej druri. Ata punuan sa herë që rojet nuk shikonin, duke përdorur dritat në celularët e tyre dhe qirinjtë për të vazhduar gërmimin.