Policia Britanike, Qendra Britanike për Personat e Humbur dhe BBC do të nisin hetimet për gjetjen e Bleona Matës, vajzës së vogël që u zhduk para 9 viteve.
Këtë fakt e bën me dije drejtori i CRCA- Altin Hazizaj.
“Ndërkohë që javën e ardhshme së bashku me Policinë Britanike, Qendrën Britanike për Personat e Humbur dhe BBC do të shpallim kërkimin për Bleonën në Mbretërinë e Bashkuar. Ne urojme qe të kemi të dhëna të reja për Bleonën”, shkruan Hazizaj në facebook.
Në këtë status Hazizaj ka publikuar një foto të Bleonës e përpunuar nga ekspertët se si mund të jetë ajo fizikisht pas gati 10 vjetësh.
Në bashkëpunim me familjarët e saj, me fotot e vjetra ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan këtë identikit të Bleonës, dhe ftohen të gjithë njerëzit që mund ta kenë parë të njoftojnë.
Ndërkohë çdo foto e Bleona Matës që qarkullon në rrjet do të gjurmohet menjëherë nga programet e posacme.
Statusi i plotë i Altin Hazizaj
CRCA Shqiperi, fale nje bashkepunimi te shkelqyer me Rrjetin Global te Femijeve te Humbur, Qendren per Femijet e Humbur ne Shqiperi dhe ALO 116, kemi mundur te prodhojme identikitin e ri per Bleona Mata-n, qe ka humbur thuajse prej 10 vjetesh.
Dje dhe sot ky imazh eshte bere publik, se bashku me kerkesen tone: Nese mendoni se e keni pare Bleonen diku telefononi falas ne 116-000.
Nderkohe qe javen e ardhshme se bashku me Policine Britanike, Qendren Britanike per Personat e Humbur dhe BBC do te shpallim kerkimin per Bleonen ne Mbreterine e Bashkuar. Ne urojme qe te kemi te dhena te reja per Bleonen.
Nderkohe ne jemi duke punuar edhe me Kompanine Globale AMAZON qe programi i tyre i mirenjohur i inteligjences artificiale te kerkoje ne web cdo foto te mundshme te Bleones, bazuar tek identikiti i saj i ri!
Jemi vertete te entuziazmuar nga mbeshtetja globale qe kemi marre per kete rast!