11:12 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapet gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, KLP: 4 kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

13:21 | 19/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapet gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, KLP: 4 kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

KLP miraton rregulloren për kriteret dhe procedurën e zgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Me vendimin unanim të KLP-së është shpallur hapja e garës për plotësimin e pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë.

Sipas KLP-së, vetë rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve.

Për Prokurorin e Përgjithshëm janë vendosur: kriteri profesional, kriteri moral dhe i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues si dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencesore).

Por, pavarësisht se KLP-ja ka shpallur të hapur garën për Prokuror të Përgjithshëm, deklarohet se nuk fillon shyrtimi i kandidaturave pa u botuar rregullorja në Fletoren Zyrtare.

Për postin e kryeprokurorit kanë shprehur më parë interes disa prokurorë, madje dhe kryeprokurorja aktuale e përkohshme Arta Marku. Ndërkohë përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorë e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Po ashtu, KLP ka miratuar dhe kriteret e rregulloren për përzgjedhjen e  prokurorët e SPAK. Rregullorja  përcakton se nevojiten deri në 6 javë për shqyrtimin e dosjeve të kandidatëve.

Sipas rregullores për SPAK,  2 javë nga mbarimi i afatit të shyrtimit të dosjeve do të zhvillohet intervista me kandidatët e kualifikuar. Misionet e asistencës ndërkombëtare do të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për SPAK.

Ndërkohë sot në rendin e ditës KLP ka kaluar edhe miratuar me shumicë votash listën e magjistrateve për prokuror udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjstratë të Shkollës së Magjistraturës. Si dhe janë miratuar dy kërkesa. Ajo e prokurores Pranvera Pustina për angazhim në mësimdhënie jo më shumë se 2 orë në javë, si veprimtari jashtë funksionit si magjistrate. Së dyti është miratuar dhe kërkesa e prokurorit Maksim Sota i cili kërkon shkëputje nga detyra për arsye shendetesore pa drejte page deri ne fund te vitit. (B.L/Faxweb.al)

Pas

“Hajde bel hajde!”, Valbona publikon foton e para shumë viteve dhe la pa fjalë Luanën

Para

Çfarë do të bëni në rast se Rama shkon i vetëm në zgjedhje? Përgjigjet Kryemadhi

Para
Kryemadhi: Dosjet 339 dhe 184, ministra dhe deputetë të Rilindjes të përfshirë. Janë 300 denoncime në zyrën e OSBE-së

Çfarë do të bëni në rast se Rama shkon i vetëm në zgjedhje? Përgjigjet Kryemadhi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet i fuqishëm godet Perunë, një i vdekur dhe 36 të plagosur

E rëndë në Itali! Vajza 2 vjeçe vdes duke ngrënë qershi, ngjarja në sy të prindërve

I riu belg u plagos rëndë, arrestohet 51-vjeçari që i dha “Jet ski” me qira

4 ditë pas aksidentit me 270 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

Irani-SHBA-ve: Të ndalen sulmet izraelite, që të vijojnë negociatat për çështjet bërthamore

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

32 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

VKM e llogaritjes së pagave të mësuesve, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike më 26 qershor

Një tjetër kryebashkiake vritet në Meksikë, ajo u qëllua në zyrën e saj

Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.