Hapet më në fund ura e Zvërnecit prej më shumë se një viti punë. Ura e cila është rreth 35 metra e gjatë dhe me strukturë prej druri lidh mansastirin e Shën Mërisë me pjesën tjetër të Zvërnecit, është hapur më në fund për turistët.
Kujtojmë se për rikonstruksionin e saj është vendosur në dispozicion një fond prej 36 milionë lekësh.
Kjo urë ishte një pengesë për vizitorët që donin të shihnin Manastirin e Shën Mërisë, pasi struktura prej druri e urës ishte dëmtuar nga uji i kripur i detit, e stuhitë e dimrit. Sipas Ora Neës, me hapjen e urës, është rritur numri i lartë i vizitorëve të cilët kanë shfaqur interes të lartë për të vizituar Manastirin e Shën Mërisë.
Ura në fjalë është ndërtuar që në vitin 1996 me fonde të kishës ortodokse dhe e gjitha është prej druri. (D.D/Shuplaka)