Një dyqan që do të shesë heroinë dhe hashash do të hapet në Vankuver të Kanadasë, për t’u lidhur me dekriminalizimin e drogave të forta në fund të muajit. British Columbia do të dekriminalizojë posedimin e drogave të klasit A për përdorim personal më 31 janar – një veprim që është kritikuar gjerësisht nga politikanët dhe ekspertët konservatorë.
Biznesmeni vendas Jerry Martin ka njoftuar planet për të hapur “The Drugs Store”, i cili do t’i lejojë klientët të blejnë deri në 2.5 g heroinë, hashash dhe një sërë drogash të tjera të forta si metamfetamina. Stafi do të mbajë jelek mbrojtës antiplumb për siguri, si dhe maska për të fshehur identitetin e tyre.
“Drugs Store do t’u sigurojë klientëve akses të besueshëm në barna të sigurta të testuara, furnizime për reduktimin e dëmit, si gjilpëra sterile të papërdorura, tuba, etj., dhe informacione edukative“. – tha ai.
Pavarësisht dekriminalizimit të drogave të tilla, shitja e substancave të forta si heroina do të mbetet e paligjshme, që do të thotë se dyqani i Martinit do t’i shohë ato duke shkelur ligjin.
Policia në Vankuver ka lejuar më parë dyqanet të shesin kanabis, kur kjo ishte gjithashtu e paligjshme duke thënë në atë kohë se oficerët kishin “prioritete të tjera”.