Në Tiranë është ngritur qendra e leximit për fëmijë. Drejtoresha e qendres Anisa Ymeri tregon për Fax News inisiativën për të afruar më shumë me librin fëmijët në një ambjent komod ku do ketë argëtim përpos leximit të librave.
“Nga një përvojë që unë kam thashë pse jo që kjo qendra ti drejtohet vetëm fëmijëve. Shërbimet dhe nevoja për fëmijët në Tiranë po zvogëlohen. Fëmijët duhet ta kenë në përdorim tekonologjinë, por nuk duhet të krijojnë varësi. Ky është në shërbim shumë i mirë që mund tu ofrohet fëmijëve.
Ka shumë prindër që mezi presin që të ketë hapësira vlerash për fëmijët e tyre. Do të bëjmë një prezantim në të gjitha shkollat e Tiranës dhe prej aty besojmë se do të vijnë shumë fëmijë.”- deklaroi Ymeri.
Discussion about this post