Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier.
Punimet zgjatën 9 muaj. Ky aks është pjesë e Korridorit Blu. Gjithashtu ky aks lidh veriun me jugun. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro.
Zëvendëskryeministrja u shpreh se ky është një korridor që lidh veriun me jugun, me korridorin e 8.
Kjo është një rrugë që nuk është bërë thjesht për trafikun por të gjithë turizmit se është një korridor që lidh veriun me jugun, me Korridorin e 8, një korridor që ne po ndërtojmë në këeto momente”, tha Balluku
Më tej kryeministri Rama u shpreh se rruga e Arbrit do të funksionojë pa pagesë.
I kam merak dibranët. E para që tuneli i Murrizi është fiksimi në luftën me gjeologjinë. Në Murriz po ecim dhe nuk duam të flasim, të vëmë afate. Por nëse edhe fuqia e të zotërve të Dibrës do kemi tunelin para fundit të vitit. Kam parë një lajm që rruga e Arbirt do jetë me pagesë. Nuk do ketë pagesë për rrugën e Arbrit’, u shpreh kryeministri Rama gjatë inspektimit.